KETU KENI DISA HADITHE
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (alejhis-selam) ka thënë: "Shembulli i besimtarit është si shembulli i asaj bimës së re e të njomë. Atë e përkul era nga çdo drejtim që t'i vijë, por, kur era qetësohet, ajo drejtohet përsëri. Kësisoj edhe besimtarin e godasin fatkeqësi, (por ai qëndron i duruar derisa Allahu t'ia largojë vështirësitë). Ndërsa një i lig i shthurur është si pisha, e cila rri e fortë dhe drejt, derisa Allahu e pret dhe e rrëzon përtokë kur të dojë!"
{Buhariu, 5644}
________________________________________________________________
Ibn Umeri (radijAllahu anhu) tregon se Pejgamberi (alejhi-selam) ka thënë: "Kujt i duhet që të betohet, atëherë ai ose duhet të betohet në Allahun, ose duhet të heshtë (dhe nuk duhet të betohet në asgjë tjetër përveçse në Allahun)."
{Buhariu, 2679}
________________________________________________________________
Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Kur te vizitoni nje te semure kerkojini atij te lutet per ju! Ne te vertete, lutja e te semurit eshte si lutja e engjejve." {Ibn Maxhe}
Sipas autorit te "Ez-Zauaid", zinxhiri i transmetuesve eshte i shkeputur, por gjithsesi mbetet hadith i forte dhe i besueshem.
________________________________________________________________
Uail ibn Haxhr El Hadrami transmeton se Tarik ibn Suejd ka pyetur Profetin (alejhis-selam) nese mund te perdor rakine (alkoolin) si ilac. Profeti (alejhis-selam) i eshte pergjigjur: "Nuk eshte mjekim, por semundje."
{Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu}
_______________________________________________________________
Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Nje falje ne xhamine time eshte me e mire se 1000 falje ne vende te tjera, pervec Xhamise se Shenjte, se nje falje ne Xhamine e Shenjte eshte me e mire se 100.000 falje ne cilendo xhami tjeter."
{Transmeton Ahmedi me nje varg te besueshem transmetuesish}
________________________________________________________________
Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Nese ndonjeri prej jush merr abdes dhe me pas fal dy rekate namaz me zemren dhe fytyren e tij (te perqendruar ne namaz), atehere parajsa do te behet e tij."
{Muslimi, Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Ibn Huzejme ne Sahihun e tij}
_________________________________________________________________
Nga Abdullah bin Shekîk, nga Aisha ( رضي الله عنها ) e cila tha:”I Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) falte katër (rekate) para namazit të Drekës, dy para namazit të ikindisë dhe gjithmonë i falte këto. Ajo përmend se i Derguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) thoshte: “Janë dy sure të bekuara të cilat recitohen në dy rekatet para namazit të sabahut; ato janë ‘Kul je’ejuleh Kafirûn’ (surja kafirun) dhe ‘Kul huuAllahu ehad’” (surja ihlas).
{Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.646}
______________________________________________________________________
Profet (alejhis-selam) ka thene: ''Babai nuk ka pranga me te forta per te birin sesa edukata e mire.''
{Hakimi}
_________________________________________________________________________
Ibn Mesudi r.a. tregon se dikush tha: "O i Dërguari i Allahut! A do të ndëshkohemi për atë që kemi bërë në periudhën e padijes paraislame?" Pejgamberi a.s. tha: "Kush punon mirësi e drejtësi në Islam, nuk do të ndëshkohet për çfarë ka bërë në kohën e padijes paraislame dhe, kush vepron të keqen në Islam, do të ndëshkohet për veprat e këqija që ka bërë në kohën e parë dhe të dytë." (Buhariu, 6921)
___________________________________________________
|